AktualitetTë fundit

Merr postin; Delina Ibrahimaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë institucionin e Tatimeve një gruaje.

Është emëruar sot drejtori i ri i Tatimeve dhe ajo është një grua, Delina Ibrahimajn, e cila do të drejtojë nga sot Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Delina Ibrahimaj ka mbajtur një pozicion në qeverisjen e Ramës, në detyrën e drejtoreshës së INSTAT, por që nuk ka qenë në vëmendjen e mediave, raporton newsbomb.al.

Ibrahimaj mban gradën Doktor PhD, në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, ndërkohë që studimet e larta I ka përfunduar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Bocconit në Milano të Italisë. Po në të njëjtin universitet ka kryer dhe masterin për Menaxhim të Përgjithshëm.

Sipas CV, ajo ka punuar edhe në Bankën e Shqipërisë ku është specializuar për analiza ekonomike ndërkohë që në Kryeministri ka punuar si kordinatore për një sistem të integruar shkembimi informacioni mes institucioneve shteterore.

Kryeministri Rama tha se në këtë periudhë, sistemi tatimor në Shqipëri është kthyer në një gjendje ku nuk ka qenë asnjëherë më parë, sa I përket prerjes së kuponave tatimor apo edhe vetë kasave fiskale.

Ibrahimaj do të zëvendësojë në këtë detyrë Enton Duron, i cili u shkarkua pak ditë më parë, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës.

 

Fraksion.com