Kryesia e PS, cakton datën e Asamblesë Kombëtare
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është caktuar data e Asamblesë Kombëtare të PS.
Socialistët kanë vendosur të mbledhin Asamblenë më 22 korrik.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS është diskutuar edhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe situatën e paszgjedhjeve, teksa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.
Fraksion.com