AktualitetTë fundit

KQZ rrëzohen edhe dy ankimimet e fundit: S’ka prova për të pranuar kërkesën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar edhe dy kërkesat e fundit të Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe Shkodrës duke i certifikuar.

Sipas KQZ-së, në ankimim nuk ka prova për të pranuar kërkesën. Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj në seancën e sotme të KQZ kërkoi hapjen e kutive të materialeve të votimit nga vetë ky institucion duke iu përgjigjur kështu anëtarit Bledar Skënderi që tha se PD-së nuk do i jepen materialet pasi janë të dhënë sensitive.

“Të hapen kutitë në një zonë të vetme, pasi vetëm disa përdoren si argument, por nuk mund të dëshmojnë vërtetësinë. Aq më tepër që ato nuk përbëjnë interes. Ne kemi kërkuar hetim të gjerë administrativ, nuk kemi kërkuar që listat e votuesve ti marrim në shtëpi, por hajde ti hapim dhe të shikojmë nëse përputhen ata që kanë votuar me votuesit faktikë.

KQZ-ja bëjë vetë hetimin. Fillimisht të hapen kutitë e materialeve zgjedhore dhe më pas hetim duke hapur kutitë në të gjithë zonën zgjedhore për të shpallur pavlefshmërinë në tiranë dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve” deklaroi Topollaj.

Bindja Demokratike bëri 41 ankimime për zgjedhjet, por të gjitha u rrëzuan.

 

Fraksion.com