Keni një emër për zëvendësimin e Metës? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas mbledhjes së kryesisë së PS se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë.
Ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse është menduar për një emër konsnesual për zëvendësimin e Metës pas shakrkimit të tij.
“Shumica vijon me procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, pasi e akuzon Ilir Metën se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Kur të përfundojë procesi do të kemi kohë që të flasim“, deklaroi Rama
Kreu i qeverisë u pyet edhe për gjyqtarët që kanë çuar vendimine vendimin KPK për shkarkimine tyre në Strasburg?
“Është e drejta e tyre, reforma në drejtësi është kali i betejës së kësaj shumice dhe vijon që të zbatohet në harmoni të plotë me SHBA-BE të tjerat janë aspekte dytësore të një procesi që ecën dhe nuk ndalet më edhe në 30 Qershor“, tha Rama.
Fraksion.com