Hapet sot tuneli Panoramik i Pogradecit (Foto)
Tuneli panoramik i Pogradecit, i cili i jep i jep Shqipërisë një nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit, hapet sot për automjetet.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka dhënë lajmin, ndërsa ka publikuar edhe fotot në faqen e tij.
“Me tunelin panoramik të Pogradecit, që nga sot hapet për automjetet, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama.
Tuneli panoramik ka një gjatësi prej 1 km dhe mundëson hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik.
Aksi rrugor Lin-Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1.