AktualitetPolitikëTë fundit

“Fantazi nga temperaturat e larta”; Rama: Nuk ka ndryshime në qeveri; Detyrat janë bërë

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë. Kreu i qeverisë tha se nuk ka pasur asnjë plan për të eliminuar opozitën, sepse ajo “është në kapacitete të plota për tu vetëeliminuar”, tha ai.

“Më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për të çuar në një nivel tjetër organizimin tërësor të Partisë Socialiste. Në funksion të harmonizimit të linjës politikë në mirëfunksionimin e bashkive. Në funksion të një qëndrimi të qartë që e kemi mbajtur gjatë fushatës.

Në çdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një raport solid me administratën. Për të respektuar të gjithë ata që punojnë në këto bashki. Për të mos prekur asnjë grua apo vajzë që punon në këto bashki të djathta.

Nuk do ketë spastrime politike në këto bashki të djathta. Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që vijnë nga temperaturat e larta. Nuk ka nevojë për ndryshime nëse detyrat janë bërë.

E kam thënë që ata do të ndëshkohen nga vetëpërjashtimi dhe në procesin e vetëvrasjes do të bërtasin fitore dhe po bërtasin fitore dhe të tilla pacin gjithmonë, unë ua uroj, por ajo që mbetee është rezultati i sovranit.Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi opozita është në kapacitete të plotë për t’u vetëeliminuar dhe procesi i degradimit vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë dhe qorrazi dhe cdo ditë hedhin nga një hap. E rëndësishme është që t’u qëndrojmë besnikë të gjithëve, atyre që na votuan apo jo dhe këto historisë 7×7 bëjnë 42. Kandidatët tanë kamë marrë. Po ndërtojmë rrugën për fitoren e radhës në 2021. Në shtator do të hyjmë në proces zgjedhor në PS, pas asamblesë do të flasim më shumë, të gjitha organizatat, forumet dhe kryesia do të rizgjidhen.”

 

Fraksion.com