Artan Hoxha: Fieri, udhëkryqi i kokainës në Shqipëri
Duke vijuar më tej, ai nënvizon se botës së krimit nuk i intereson të ekspozohet në media, duke evituar edhe përplasjet me armë, por kjo siç thotë Artan Hoxha nuk do të thotë se nuk do të ketë, apo s’ka vrasje.
“Fieri ka marrëveshjen më të çuditshme të botës së Krimit. Paqja është se aty nuk e shohim ne, nuk e raportojnë mediat. Ti dëgjon lajmin që një kufomë u gjet në pyllin e Semanit dhe nuk ka vijim nga ai informacion. Dëgjon lajme që mbyllen aty për aty. Pra në Fier kujdesen shumë që të mos ekspozohen përballë mediave dhe vëmendjes së publikut”, u shpreh Artan Hoxha.
Sipas tij, Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit.
“Në marrëveshje hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK. Brenda Marrëveshjes, pra ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj”, u shpreh Hoxha.
Më herët Artan Hoxha foli edhe për shfrytëzimin e shpërqendrimit politik nga bota e krimit të organizuar.
“Përqendrimi i vëmendjes mediatike dhe opinionit publik te zhvillimet politike kanë mundësuar nga krahu tjetër që të ketë zhvillime të rëndësishme në atë që njihet si bota e errët e krimit, e cila i shfrytëzon më së miri, sidomos këto momente”, u shpreh Hoxha, duke treguar se mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë krimit të organizuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ndërsa në vend media është përqendruar më shumë tek politika”, tha ai./TCH
Fraksion.com