AktualitetTë fundit

Pëson defekt në sistemin e drejtimit; Jep alarmin “SOS” anija e linjës Sarandë-Korfuz

Pasditen e sotme orën 16:45, Trageti ‘Saranda Expres’ që bën linjën Sarandë-Korfuz  ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ndërsa është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit.

Në traget ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.

Pas sinjalit SOS pranë tragetit ‘Saranda Expres’ me flamur shqiptar ka shkuar edhe trageti tjetër i linjës Sarandë -Korfuz, ‘REINA 2’ për të asistuar apo ndihmuar.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se kapitenria e Portit Sarandë ka komunikuar me tragetin dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit Korfuzit.

 

Fraksion.com