AktualitetBota+Të fundit

Franca kremton festёn kombёtare

Nё Francё zhvillohen ceremonitё festive pёr nder tё “Grande Nation”. Nё pikёn kulmore tё festёs, paradёn ushtarake, marrin pjesё pёrfaqёsues tё nivelt tё lartё nga shumё vende tё botёs.

Nё 230 vjetorin e mёsymjes ndaj Bastille-s nё fokus ёshtё sigurimi i paqes. Prresidenti Emmanuel Macron nё kёtё ditё tё rёndёsishme pёr Francёn ka vёnё nё qendёr nismёn pёr mbrojtjen europiane, nё tё cilёn ai ёshtё njё ndёr bashkёthemeluesit. Ai ka ftuar tё marrin pjesё nё paradёn ushtarake nё Champs-Élysées krerёt e shteteve dhe qeverive tё vendeve pjesёmarrёse nё kёtё nismё. Tradicionalisht kjo paradё ёshtё pjesa qendrore e festёs.

Njё aleancё e re 
Krahas Francёs qershorin e kaluar Gjermania, Britania e Madhe, Portugalia, Holanda, Belgjika, Danimakra dhe Estonia themeluan nismёn “Europäischen Interventions-Initiative” (EI2). Partneri i dhjetё ёshtё Finlanda. Qёllimi i kёsaj aleance ёshtё qё nё rast nevoje mbrojtja e interesave europiane tё mund tё koordionohet nё mёnyrё fleksible mes vendeve pjesёmarrёse.

Nё paradёn pompoze me angazhimin e rreth 4000 antarёve tё forcavetё armatosura franceze janё tё ftuar ndёr tё tjerё kancelarja Angela Merkel, kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministri belg qё mund tё jetё edhe presidenti i ardhshёm i Kёshillit tё BE-sё Charles Michel,Sekretari i pёrgjithshёm i NATO-s Jens Stoltenberg si dhe presidenti i Komisioniti tё BE-sё Jean-Claude Juncker.
Fokusi i festimeve i pёrqendruar fort tek aleanca europiane mund tё kuptohet edhe si njё sinjal ndaj
Donald Trump: Para dy vjetёsh ai pak muaj sapo kishte marrё postin e presidentit nё SHBA ai ishte i pranishёm nё kёtё paradё. Trumpit i la mbresa kjo ceremoni dhe sivjet organizoi nё ditёn e festёs kombёtare nё SHBA njё paradё ushtarake sipas modelit francez. Megjithatё raportet mes Macron dhe Trump janё ftohur. Trump ka deklaruar daljen e SHBA-sё nga Marrёveshja Botёrore pёr Klimёn tё nёnshkruar nё Paris. Macron sё fundi e zemёroi SHBA-nё me inicimin e njё takse kombёtare digjitale. Po ashtu nuk ёshtё vetёm Macron qё  synon tё forcojnё mёvetsinё ushtarake tё Europёs nё sfondin e kёrcёnimeve tё Trump pёr t’u larguar prej NATO-s.

Nё kёtё kontekst bёn pjesё edhe deklarimi i Macron-it njё ditё mё parё pёr tё ndёrtuar njё komando franceze pёr hapёsirёn: „Pёr tё garantuar zhvillimin dhe forcimin e aftёsive tona nё hapёsirё, shtatorin e ardhshёm do tё krijohet njё komando e madhe e hapёsirё nё kuadёr tё aviacionit ushtarak”, tha Macron gjatё njё fjalimi para pjestarёve tё ushtrisё. Macron me kёtё pason Trump-in,  cili nё shkurt nёnshkroi njё dekret t ёngjashёm.
Edhe forcat e armatosura tё Rusisё, Kinёs dhe Indisё punojnё pёr njё prani tё vetёn ushtarake nё hapёsirё.
230 vjet Bastille
Dita kombёtare e Fracёs kujton sulmin ndaj Bastille mё 14 Korrik 1789, njё ngjarje thelbёsore e Revolucionit Francez para 230 vjetёsh. Asokohe qytetarёt morrёn qё ndodhej nёn kontrollin e aristokratёve sundues duke liruar tё burgosurit qё ndodheshin brenda saj. Me marrjen e Bastille-s u hap rruga pёr shfuqizimin e monarkisё./DW

 

Fraksion.com