AktualitetTë fundit

Si hyri në Shqipëri “terroristi i heshtur” rus që luftoi për ISIS

34-vjecari rus, për të cilën Policia e Shtetit njoftoi arrestimin nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terrorriste, ka në hyrë në Shqipëri përmes pikës doganore të Kakavijës, rreth 10 muaj më parë. Burime për mediat thanë se 34-vjecari rus, ka hyrë në Shqipëri bashkë me një grup të madh azilkërkuesish në Gjirokastër ndërsa nuk dispononte asnjë mjet identifikimi. Po sipas të njëjtave burime, shtetasi rus me inicialet R.M ka qëndruar hermetik, duke refuzuar të flasë për autoritetet shqiptare. Ai ka refuzuar cdo tentativë të zyrtarëve për ta intervistuar.

Dyshimet se ai është një person i rrezikshëm, lindën gjatë kontrollit mjekësor, pasi në trupin e 34-vjecarit u konstatuan plagë të shumta, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda vendosën aso kohe për trasferimin me urgjencë në Tiranë dhe kërkuan ndihmën e Europolit. Shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN, u dërguan në zyrën qendror të Europol, me qëllim identifikimin e tij.

I pari që iu përgjigj kërkesës së prokurorit, ishte një nga vendet e BE-së dhe jepnin një identitet të vendeve nga Lindja e Mesme, por paraqitja e jashtme e 34-vjecarit nuk bindi autoritetet shqiptare, të cilët kërkuan të dhëna shtesë.

 

Fraksion.com