“Para dhe seks, ndryshe të publikuam fotot”: Shantazhohet një vajzë; Dy të arrestuar në Fier
I bënin shantazh një vajze, i kërkonin para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të sajat ku shfaqej në momente intime.
Nën këtë akuzë policia e Fierit ka kurorëzuar operacionin e koduar “Koshovica”, gjatë të cilit u arrestuan dy persona.
Kështu paraditen e sotme u vunë në pranga G.M., 44 vjeç dhe J.Sh., 46 vjeç, banues në Cakran.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.
Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
Fraksion.com