Grabit makinën me tre fëmijë dhe ikën; Bllokohet dhe vritet nga njerëzit e irrituar 54-vjeçari
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një 54-vjeçar në Filadelfia, Eric Hood, është vrarë pasi ka tentuar të vjedhë një makinë brenda së cilës ndodheshin tre fëmijë.
Në momentin e vjedhjes prindërit e fëmijëve ishin në një dyqan.
Njerëz në vendngjarje pasi kanë vënë re se çfarë po ndodhte kanë dalë menjëherë jashtë dhe kanë ndjekur makinen, duke ndaluar hajdutin që kishte mbetur i bllokuar në trafik dhe e kanë zbritur.
Në atë pikë – tregon policia – burri ka tentuar të arratiset, por shumë persona që kishin parë skenën e kanë ndaluar dhe rrahur duke e lënë të vdekur.
Policia tani po mundohet të identifikojë personat e përfshirë në ngjarje.
Siç mëson noa.al, deri tani nuk është kryer asnjë arrestim. Fëmijët gjithashtu nuk kanë marrë asnjë plagë./a.k/noa.al/
Fraksion.com