“Yura Corporation do të investojë 13 milionë euro”; Rama: Hapen 1000 vende pune
Ka nisur sot në Fier ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane Yura Corporation, për pjesët teknologjike të autoveturave. Kjo kompani do të investojë 13 milionë Euro. Në fazën e parë do të hapë 600 vende të reja pune, në të dytën 1100 dhe pritet që deri në fazën e tretë të hapen 4 mijë vende pune.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se sot kemi hyrë në një epokë të re, në tregun e automobilave pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi.
“Yura ka zgjedhur të çelë një filial në Poloni e Shqipëri mes shumë zgjedhjesh në Evropë. Kemi transformuar programin e Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh në një program real investimi që na sjell përmes Yurës 600 vende të reja pune dhe një fazë të dytë afro 1100, duke synuar që suksesi i këtyre dy fazave të para të na cçojë te një fazë të tretë siç e parasheh kompania për të arritur në 4 mijë punonjës në rang vendi në Shqipëri.
Fraksion.com