Vendimi për Skënderbeun: KAS e largon 10 vite nga kompeticionet europiane
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e njohur si KAS, ka dhënë vendimin për ekipin e futbollit Skënderbeu.
Me vendimin e publikuar ditën e sotme, lihet në fuqi përjashtimi me dhjetë vite nga kompeticionet europiane.
Ekipi shqiptar i futbollit është gjetur fajtor edhe për fiksim rezultatesh, duke u dënuar nga UEFA me 1 milion euro.
Me këtë vendim KAS lë në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018.
Kësisoj KAS nuk mori parasysh mbrojtjen e bërë nga Skënderbeu, duke i konfirmuar dënimin e rëndë.