Terminali i pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit; Rama publikon projektin
Kryeministri Edi Rama publikoi sot videoimazhe nga realizimi i punimeve për ndërtimin e aeroportit të Kukësit që po vijojnë me ritme të larta.
Ky projekt strategjik për shkak dhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, konsiderohet si aeroport potencial i jashtëzakonshëm për të gjithë ekonominë kombëtare.
Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët, ndërsa do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën. Ai shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale.
Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit.
Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal i ri, si dhe një kullë e re.
Postimi i z Rama:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij videoimazhi nga projekti i i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë😊
Fraksion.com