AktualitetBota+Të fundit

Studimi: Ç’mendojnë gjermanët për Islamin?

Për shumicën e gjermanëve feja islame nuk përbën pasuri, në këtë përfundim arrihet në studimin “Larmia botëkuptimore dhe demokracia”. Por studiuesit e fondacionit Bertelsmann konstatojnë edhe zhvillime pozitive, shkruan DW.

 Rreth gjysma e të anketurave e konsderon fenë islame si kërcënim, thuhet në studimin e fondacionit Bertelsmann. Por skepticizmi ndaj Islamit nuk nënkupton islamofobi, vërehet në këtë studim. Me 13 përqind është vetëm një pakicë e qytetarëve, që ka qëndrim armiqësor ndaj fesë islame dhe kërkon ndalimin e migrimit të myslimanëeve. Kjo shifër vitet e fundit është ulur – më 2017 ishin 20 përqind e të anketuarve që mendonin kështu.

Nisur nga fakti, që një në dy të pyetur e konsideron si kërcënim islamin, anketimi jep shkas për t’u shqetësuar. Në lindje të Gjermanisë, ku jetojnë pak myslimanë, rezervat janë më të mëdha se në pjesën perëndimore të vendit. Sipas sondazhit 30 përqind në lindje dhe 16 përqind në perëndim nuk duan të kenë fqinjë myslimanë.

Kontakti ndihmon 

Analizat tregojnë, se personat me qendrime të dukshme islamofobe shpesh refuzojnë jo vetëm myslimanët, por edhe minoritetet e tjera dhe kanë një botëkuptim antipluralist. Megjithatë shumica e gjermanëve janë parimisht të hapur ndaj botëkuptimeve të tjera. Ndërsa ka paragjykime ndaj Islamit, Krishtërimi, Hebraizmi, Hinduizmi dhe Budizmi prej shumicës konsiderohen si pasurim.

Përmes kontakteve personale, sipa studimit, zbehet refuzimi kundrejt Islamit. Njerëzit që kanë rregullisht kontakt me religjonet e tjera, rrallëherë e konsiderojnë si kërcënim larminë fetare dhe fenë islame.

Religjionet janë pro demokracisë  

Qoftë Hebraizmi, kristianizmi apo Islami – pjestarët e feve të ndryshme i mbështesin gjerësisht parimet dhe vlerat e demokracisë. Sikurse nxjerr në pah studimi shumica dërmuese në Gjermani (89 përqind) pavarësisht besimit fetar e konsdieron demokracinë si një formë të mirë qeverisjeje. “Pjesëtarët e çfarëdo religjioni mund të jenë demokratë të mirë”, thekson autori i studimit sociologu i religjioneve Gert Pickel. Për demokracinë janë të dëmshme në plan afatgjatë përfytyrimet dogmatike të besimit dhe intoleranca ndaj besimeve të tjera.

Të tilla qndrime refuzuese dhe izoluese mund ta rrezikojnë kulturën demokratike, tërheq vëmendjen Pickel. Në mbarë Gjermaninë ndërkohë numri i myslimanëve llogaritet të jetë rreth pesë milionë, shumica e tyre (1,5 milionë) jetojnë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

 

Fraksion.com