Shpërthen Maliqi: Alarmante! Palët të ulen me presidentin
Deputeti, Lefter Maliqi, apeloi nga Kryesia e Kuvendit palët politike të ulen një orë e më parë për të zgjidhur krizën politike.
Due përdorur një shprehje të Viktor Hygos “Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat”, Maliqi foli për situatën në Shqipëri, duke thënë se korrupsioni është masiv në vendin tonë dhe se ekonomia po pëson goditje gjithnjë e më shumë duke detyruar largimin e shqiptarëve nga vendi.
Duke iu drejtuar njëkohësisht edhe faktorit ndërkombëtar, deputeti Maliqi deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë alarmante dhe duhet urgjent një zgjidhje për të mirën e popullit shqiptar.
“Mbi 6 vite jemi mbrapa sa i përket krimit. Vlerësoj raportin e OSBE, që vlerësuan e analizuan edhe punën e medias së lirë e iu dolën në mbrojtje disa gazetarëve. Qeveria edhe në paketën e fundit antishpifje kërkon të kapë edhe median e lirë dhe kjo paketë është e njëjtë me paketën e Vladimir Putin disa muaj më parë. Situata është alarmante, vendi është në krzië të madhe politike dhe ekonomike, emigrimi është masiv. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike, por edhe faktorit ndërkombëtar, që të ulen në diskutime bashkë me Presidentin për ta çuar vendin në zgjedhje të ndershme e të lira. Gjithë institucionet janë të kapura”, tha Maliqi.
Më tej ai shtoi se, “Edhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës. Të gjithë e dimë se bandat kriminale kanë kapur shtetin, kemi një ministre Drejtësie, që jep konferenca shtypi, por nuk drejton dot këto dikastere. Doli e tha se shkarkon zv.drejtorin për mushkonjat, por ai vazhdon të jetë në detyrë. I kam edhe ministres që s’ka fuqi. Kemi shkelje flagrante në burgje, ku drejtori nuk pyet as ministren”.
Fraksion.com