Lleshaj: Policia arreston qytetarë që shkelin ligjin, jo simpatizantë partish
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike, e cila akuzoi policinë se arreston mbështetës të partive politike, lidhur me incidentet e votimeve të 39 qershorit.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave teksa mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të policisë kufitare në Hanin e Hotit, ministri tha se “Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të partive politike. Policia e Shtetit arreston qytetarë që shkelin ligjin”.
Ndërkohë lidhur me rezultatet e operacionit në Elbasan ku u sekuestrua një arsenal armësh dhe u pezulluan nga detyra katër zyrtarë të policisë për nxjerrje të sekretit hetimor,
Lleshaj deklaroi se operacionet e policisë bëhen të fshehta dhe rezultatet publikohen.
Këtë praktikë ai e cilësoi si një mjeshtëri të vjetër dhe standarde.
Fraksion.com