“Dyshime mbi shkollimin e Bashës”; Taulant Muka: Kur thotë se studionte në Holandë, punonte në Kosovë
Ish-zëvendës ministri i arsimit Taulant Muka pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka nisur te merret me kreun e PD-së Lulzim Bashën.
Ai ka publikuar vetëdeklarimin e Bashës pranë KQZ-së dhe ngre dyshime se ku e ka mbaruar Basha masterin, pasi në kohën kur ai thotë se studionte në Holandë, në të vërtetë punonte në Kosovë.
Muka i cili qendroi vetëm dy javë në postin e zv.ministrit ka theksuar në statusin e tij mos është kjo arsyeja pse opozita sot hesht për skandalet e publikuara deri me sot me diplomat fallco.
“A mund të na tregojë Lulzim Basha se si e ka mbaruar masterin e presupozuar në Utrecht në 2005, kur sipas formularit që ka dorëzuar vetë në KQZ, në vitet 2000-2004 ka jetuar ne Kosovë dhe më pas në Shqipëri?
Dua t’ju kujtoj se Lulzim Basha nga viti 1993-1999 ka marrë certifikatën për mbylljen e një viti akademik në “Ligjin Holandez”. Sistemi i Bolonjës u implementua në vitin 2002 në Holandë, e rrjedhimisht studimet master kane qenë 5 vjeçare. Pyetja që lind është: a ka mbaruar studimet z. Basha në Holandë apo diku tjetër?!
Dhe a është kjo arsyeja pse opozita sot hesht për skandalet e publikuara deri me sot me diplomat fallco të politikanëve dhe një pjesë të stafeve akademike?!”, shkruan Muka teksa publikon vetëdeklarimin e Bashës pranë KQZ-së./javanews.al
Fraksion.com