U raportua e zhdukur; Shkencëtarja amerikane gjendet e vrarë në bunkerin e Kretës (Video)
Trupi i një shkencëtareje amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.
Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë më parë pasi shkoi për vrap, është mbytur, konfirmoi policia për BBC.
Rasti po hetohet si vrasje penale.
59-vjeçarja nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani shkoi në ishull për të marrë pjesë në një konferencë.
Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit, në Chania ku po mbahej konferenca.
Suzanne u raportua e humbur në 2 korrik dhe filloi një përpjekje e madhe kërkimi.
Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorë vendas që po eksploronin bunkerin, i përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.
Një autopsi mjekoligjore tregoi se shkencëtarja ishte mbytur.
Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit apo u zhvendos aty pas ngjarjes.
Faqja e internetit Greek Reporter tha se trupi i saj ishte mbuluar me çarçafë dhe një leckë, duke udhëhequr autoritetet greke në përfundimin se ajo ishte vrarë.
Sipas një zyrtari lokal, zona rreth bunkerit, që shtrihet në veri-perëndim të ishullit, është një vend turistik popullor.
Fraksion.com