“U dridh për herë të tretë’; Merkel: Nuk ka arsye për shqetësim
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u dridh për të tretën herë brenda një muaji.
Pamjet televizive e treguan atë duke u dridhur gjatë një ceremonie me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, të mërkurën në Berlin.
Pas incidentit, Merkel tha se është “shumë mirë” dhe se “nuk ka arsye për shqetësim”.
Një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se ajo do t’i vazhdojë takimet ashtu siç është planifikuar.
Merkel, 64 vjeçe, është parë duke u dridhur dy javë më parë, përpara udhëtimit në Japoni për samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.
Ajo u ka thënë gazetarëve në samit se është mirë.
Më 18 qershor, ajo është parë duke u dridhur për herë të parë, teksa ka pritur në Berlin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zyra e saj vazhdimisht i ka mohuar shqetësimet për shëndetin e saj.
Merkel po shërben në mandatin e katërt si kancelare – një rol që e ka nisur në nëntor të vitit 2005.
Ajo ka thënë se do të largohet nga politika kur mandati i saj aktual të përfundojë në vitin 2021.
Fraksion.com