Pezullohen inspektori i krimeve dhe specialisti; Nxorën informacion për arsenalin e armëve në Elbasan
Pezullohen nga detyra një inspektor i Krimeve të Rënda dhe një specialist krimesh, të akuzuar për nxjerrjen e informacionit hetimor, lidhur me zbulimin e arsenalit të armëve në aksin Elbasan-Papër.
Inspektori i pezulluar është Eduard Hasani, ndërsa specialisti Edi Gjyli.
Kujtojmë se arsenali i armëve të sofistikuara u gjetën në 1 korrik, nga policia e Elbasanit.
Mes tyre bëhet fjalë për shtatë automatikë kallashnikovë, pesë pistoletë me silenciator, si dhe një sërë municionesh.
Mësohet se armët u gjetën një ditë pas atentatit të bërë ndaj vëllezërve Baho, ku 25-vjeçari Klevi Baho mbeti i vrarë, ndërsa vëllai i tij Sandër Baho 30 vjeç, u plagos rëndë.
Armët u dërguan për ekzaminim në laboratorin kriminalistik, ndërkohë që dyshohet se janë përdorur në krime të ndryshme.
Bëhet fjalë për armë të sofistikuara të cilat përdoren nga NATO. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim Ilir Bekon, i cili rezulton pronari i një karburanti, në afërsi të së cilës policia gjeti një magazinë me arsenalin e armëve.
Fraksion.com