Pakti për Universitetin, Manastirliu: 116 studentë kryejnë praktikat, më të mirët punësohen
Në kuadër të Paktit për Universitetin, 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori.
Jorida Asabella, është njëra prej tyre që po kryen praktikën klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë.
Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 12 studentët e parë po përfundojnë tashmë praktikën, ndërsa cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës.
“Më të mirët punësohen menjëherë, për secilin prej tyre do të njihet si eksperiencë pune”, tha Manastirliu.
Fraksion.com