Çështja Epstein; Sekretari i Punës mbron vendimin e tij
Sekretari i Punës Alexander Acosta i doli në mbrotje të mërkurën një marrëveshjeje për pranim faji të vitit 2008 me miliarderin Jeffrey Epstein, gjatë kohës kur ai punonte si Prokuror i Përgjithshëm në Florida.
Roli i zotit Acosta në marrëveshjen e arritur më shumë se një dekadë më parë është vënë nën shënjestër pas një hetimi të kryer nga gazeta Miami Herald. Kjo ka nxitur prokurorët federalë në Nju Jork këtë javë për të paraqitur akuza të reja për trafikimin e vajzave për qëllime seksuale kundër Jeffrey Epstein.
Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje sekretari i Punës refuzoi ta bëjë një gjë të tillë.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë e arritur në vitin 2008 në Florida, kohë kur zoti Acosta shërbente si një Prokuror i Përgjithshëm, i dha mundësi zotit Epstein të kryente vetëm 13 muaj burg me të drejtën për të marrë leje gjatë ditës. Sipas marrëveshjes ai duhej të regjistrohej si një person që kishte kryer krime seksuale. Në një vendim të marrë më parë gjatë këtij viti një gjyqtar federal vendosi kundër kësaj marrëveshjeje.
Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut akuzoi zotin Epstein se kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave 14 vjeç dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale.
Edhe të martën në një postim në twitter zoti Acosta i doli në mbrojti mënyrës se si e kishte trajtuar çështjen. Në një koment për gazetarët të mërkurën Presidenti Donald Trump i doli në krah zoti Acosta, por tha se do ta shohë këtë çështje.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e të tjerë demokratë bënë thirrje që zoti Acosta të japë dorëheqjen.
Fraksion.com