AktualitetTë fundit

Bonusi i bebes; Në 6 muaj e përfituan 12 481 të porsalindur

Bonusi i bebes, shpërblimi financiar që mbështet familjet e reja, përfitohet pa burokraci në sportelin e gjendjes civile në çdo maternitet.

Në 6 muaj, bonusin e bebes e përfituan 12 481 të porsalindur.

Bonusi i bebes do të jetë po ashtu pjesë e ligjit të ri të asistencës sociale. Politika e re sociale e Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë bonusin e bebes nga 40.000-120.000 lekë.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 1946 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes.

Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40.000 lekë, 80.000 lekë për beben e dytë si dhe 120.000 për fëmijën e tretë.

Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80.000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120.000 lekë secili.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com