AktualitetPolitikëTë fundit

Basha nga Selenica: Beteja e PD për të bërë realitet fundin e tranzicionit

Në vijim të takimeve në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në Selenicë ku u takua me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike.

Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjor “farsën” e 30 qershorit, kreu i opozitës tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”.

Basha shtoi më tej se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 qershori, ku sipas tij 85% e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin.

“Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, u shpreh Basha.

Në Selenicë, lideri i opozitës vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, në mënyrë që Partia Demokratike të fitojë besimin e sa më shumë votuesve që refuzuan regjimin e Edi Ramës në 30 Qershor.

Basha deklaroi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.

Lideri i opozitës solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

-Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në vit,

-0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël

-Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,

-Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë.

 

Fraksion.com