AktualitetTë fundit

Përgjimet e Zaev dhe opozita naive shqiptare që harron letrën e Trump

Opozita po i jep shumë dimension disa përgjimeve të kryeministrit maqedon Zaev, ku ky i fundit thotë se Rusia po shtyn për një akord Kosovë-Serbi për kufinjtë, shkruan Javanews.

Duke u nxituar të kapet pas flokëve të saj, opozita po pretendon se kjo dëshmon se edhe Rama është aleat me Rusinë. Nje lidhje e shkurtër dhe naive, e cila hidhet poshtë nga letra e Presidentit Trump, e dërguar në dhjetor 2018 në adrese të Thaçit e Vuçiç.

Në letër ndër të tjera thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran, duke shtuar se SHBA kërkon që Kosova të vazhdojë të zhvillohet.

‘Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë, vijon Javanews.

Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike’.

Shkëlqesia Juaj Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës I nderuar z. President:

Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.

Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.

Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Sinqerisht,

Donald Trump

 

Fraksion.com