PD-LSI, akuza Ramës: Mbështet projektin e ndarjes së Kosovës
Opozita shqiptare i konsideroi tronditëse pohimet e kryeministrit maqedonas mbi ekzistencën e projektit për ndarjen e Kosovës. Njëzëri, PD-LSI akuzuan Kryeministrin Edi Rama se mbështet një skenar kundër interesave kombetare.
LSI kishte disa pyetje për Edi Ramën përgjigjen e të cilave e mori nga aleati demokrat.
“Kush e ka shtyrë dhe interesave të kujt i shërben kryeministri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për rajonin?”, pyeti Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI.
“Në fakt ky është një projekt serb, që u shërben interesave serbe dhe ruse, si dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës”, tha Bumçi.
Opozita kërkoi ndihmën e SHBA dhe BE për mos lejimin e këtij projekti, i cili jo, sipas saj shkon jo vetem kundër interesave europiane, por rrezikon edhe stabilitetin e rajonit