AktualitetPolitikëTë fundit

Nuk lirojnë zyrën; Ademi e Mziu takim me ambasadorin italian

Kryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori.

Vetë Ademi ka njoftuar në “Facebook” takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive.

“Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.

Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. #FaleminderitAmbasadorCutillo”, ka shkruar Ademi.

Ademiii

 

Fraksion.com