AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj reagon pasi Zaev u tregoi komikëve rusë planin për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të homologut të tij maqedonas se ende është në tavolinë ideja për shkëmbim me territore e se e njejta ka prapa Rusinë e Turqinë, raporton Express.

Përmes Facebook’ut i pari i Qeverisë së Kosovës, ka shkruar se askush nuk do të ndajë Kosovën.

Tutje, ai ka shtuar se sovraniteti, integriteti dhe paprekshmëria e Kosovës do të mbrohet me çdo cmim.

Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes një telefonate që mori nga dy komedianë rus, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Në një telefonatë që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve kanë rënë dakord edhe dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Angela Merkel është totalisht kundër idesë.

Duke dhënë tutje detaje, Zaev është deklaruar se kjo nënkupton që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.

 

Fraksion.com