AktualitetTë fundit

Beteja e Zaganjorit në KPA, 23 provat për të cilat shprehet KP

Ka nisur në këto momente seanca për gjykatësin e lartë, Xhezair Zaganjorin ne Kolegjin e Posaccëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Mësohet se sot Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerësoi se sa i përket shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Ai vlerëson se të gjitha shkaqet e ankimit duhet të merren në shqyrtim.

Në lidhje me 23 provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, KP sqaron se për 4 pasuritë e patundshme në Tiranë, subjekti ka paraqitur deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve dhe bashkëshortëve të tyre ku deklarohet fakti se 4 çifte kanë kontribuar në ndërtimin e godinës.

Bazuar në këtë deklaratë dhe të ardhurat nga qiraja e “British Counsil” pretendohet se janë paguar tek M.H. në një bankë në Selanik nga 1997 -2003 dhe se detyrimet janë paguar prej saj.

 

Fraksion.com