SPAK, prokurori Dibra nuk paraqitet për intervistë para KLP
Prokurori Behar Dibra i cili konkurron për SPAK nuk u paraqit sot në intervistën me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Dibra ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mos paraqitjes, që sipas tij është i angazhuar me një proces gjyqësor.
Ai ka kërkuar nga KLP që t’i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur dje procesin e intervistimit të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me 4 emrat e parë.
Fraksion.com