Putin, Erdogan diskutojnë për sistemin S-400
Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Tayyip Erdogan diskutuan me telefon mbi shitjen nga Rusia të sistemit S-400 si një marrëveshje qëështë në procesin e zbatimit.
Sipas Kremlinit, biseda telefonike u zhvillua gjatë fundjavës.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kur bateritë raketore ruse të mbërrijnë në Turqi, një vend aleat i NATO-s, kjo do të shkaktojë aktivizimin e sanksioneve amerikanendaj Ankarasë.
I pari ndër sistemet e mbrojtjes kundërajrore të blera nga Turqia pritet të arrijë gjatëkësaj jave, sipas kanalit televiziv privat Haberturk.
Fraksion.com