AktualitetPolitikëTë fundit

Përçahet opozita; Kryemadhi ia dredh Bashës, ndryshon qëndrim për Ramën

Kreu i demokratëve, thotë se “s’ka dialog për sa kohë Rama qëndron kryeministër”.

Ndryshe nga kryedemokrati Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur një ditë më parë gjatë një prononcimi për mediet, se më parë duhet të shkojnë në burg grabitësit e votave në Durrës dhe Dibër, duke anashkaluar largimin e Ramës si kryeministër.

“Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë.

Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë, kjo është e gjithë historia.

Të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund, kjo nuk mund të bëhet”, deklaroi Kryemadhi.

Pra, ndryshe nga Basha, kushti kryesor i saj, nuk është largimi i Ramës. Mos ndoshta ka një përçarje brenda opozitës..? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim./shqip

 

Fraksion.com