AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Meta në samitin e SEECP: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, të trajtohet me respekt

Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta theksoi prere ne Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.

“Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, deklaroi presidenti

Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta tha se Bosnja duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për pjesëmarrjen e Kosovës, ndërsa vendet e tjera duhet të njohë realitetin.

Në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit vuri në dukje se: “Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit”, tha Meta.

 

Fraksion.com