AktualitetBota+Të fundit

Debat i zjarrtё pёr shpёtimin e migrantёve nё det

Nё politikёn gjermane po debatohet me zjarr pёr shpёtimin e migrantёve tё rrezikuar nё Mesdhe. Edhe nga radhёt e qeverisё federale sinjalet janё kontradiktore.

Ministria e Jashtme e Gjermanisё nuk e konsideron tё arsyeshme njё mision tё ri shpёtimi nё Mesdhe, pёr aq kohё sa nuk ёshtё sqaruar çёshtja e pranimit dhe shpёrndarjes sё migrantёve ndёr vendet e BE-sё. Njё zёdhёnёs i Ministrisё sё Jashtme tё drejtuar nga partia socialdemokrate nё koalicionin qeverisёs, pranoi, se “ka njё boshllёk nё shpёtimin nё det”, por ai nёnvizoi, se “ky boshllёk mund tё mbyllet, nёse pas shpёtimit nё det gjendet njё port, ku mund tё ankorohen anijet”.

Nё tё kundёrt ministri i Zhvillimit i partisё kristiansociale, Gerd Müller kёrkoi njё mision ndёrkombёtar shpёtimi. “Eshtё e nevojshme njё nismё e pёrbashkёt humanitare mes Europёs dhe OKB-sё pёr shpёtimin e refugjatёve nё tokёn libiane”, tha ministri pёr gazetёn “Neue Osnabrücker Zeitung”. Ai thekson, se duhet tё ketё marrёveshje pёr shpёtimin e tё rrezikuarve nё det.

Gerd Müller tёrhoqi vёmendjen pёr gjendjen e dёshpёruar tё refugjatёve nё strehimoret nё Libi: “Njerёzit nё strehimoret nё gjendje tё mjerueshmё atje mund tё vdesin prrej dhunёs ose urisё, ata mund tё humbasin jetёn gjatё kthimit nё shkretёtirё ose mund tё mbyten nё Mesdhe nё pёrpjekje pёr t’u larguar.” Komisioni i ri i BE-sё duhet “menjёherё” tё veprojё dhe tё nisё njё “iniciativё tё re”, pёr tё mbёshtetur vendet pёrgjatё brigjeve tё Mesdheut, tha Müller.

Kurse zёdhёnёsi i qeverisё gjermane, Steffen Seibert tha, se rreziku nё det nuk prek vetёm vendet pёrgjatё Mesdheut dhe dy tre shtete nё mes tё Europёs, por ёshtё njё çёshtje e solidaritetit europian”.

BE nё mars e ndёrpreu misionin e shpёtimit tё migrantёve tё rrezikuar nё det tё hapur. Sfond ёshtё grindja me Italinё pёr pranimin  e refugjatёve. Qёllimi i operacionit “Sophia” ishte edhe luftimi i aferave tё kontrabandistёve, tё cilёt pёrmes transportit ilegal tё migrantёve marrin shumё para.

Ministri i Brendshёm kristiansocial Horst Seehofer nuk i ka humbur shpresat, se mund tё arrihet nё njё zgjidhje europiane. “Ne vazhdojmё tё insisitojmё intensivisht, qё tё gjendet njё mekanizёm shpёrndarjeje, nё mёnyrё qё anijet tё mund tё ankorojnё nё portin mё tё afёrt tё sigurtё”, tha njё zёdhёnёsi i ministrisё sё tij.

Ministria e Brendshme vuri nё dukje, se qё nga fillimi i vitit Gjermania ka pranuar 276 migrantё, qё janё pёrzgjedhur nga UNHCR-ja nё strehimoret nё Libi. Kёta tё ashtuquajtur refugjatё kontigjenti u dёrguan fillimisht nё Niger dhe mё pas u sollёn nё Gjermani. Sivjet, sipas tё dhёnave, do tё vijnё nё Gjermani  edhe 312 migrantё tё tjerё.

Tё dielёn (07.07) nё mbrёmje u lejuan tё zbarkojnё nё tokё nё Maltё 123 refugjatё nga dy anije shpёtimi. Ndёr ta ishin edhe 65 refugjatё, tё cilёt ishin shpёtuar nё det prej anijes gjermane “Alan Kurdi”. 94 vetё tani me kёrkesё tё Maltёs do tё shpёrndahen nё shtetet e tjera. Gjermania do tё pranojё deri nё 40 vetё./DW

 

Fraksion.com