Akuzohet se vrau kunatin, 71-vjeçari vret veten për t’i shpëtuar arrestimit
Policia e Korçës ka arritur të zbardhë vrasjen e 57-vjeçarit Gramoz Nako, babai i dy fëmijëve, që jetonte në SHBA dhe ishte kthyer në vendlindje për pushime.
Policia thotë se autori i vrasjes është 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i 57-vjeçarit Nako. Por mëngjesin e sotëm kur policia ka shkuar ta shoqëroi, i moshuari ka vrarë veten.
Mbrëmjen e djeshme dy kunetërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari kishte shkuar t’i grabiste paratë. Në kanatjeren e 57-vjeçarit janë gjetur shenja të grisurash çka tregon se ka pasur një përleshje mes tyre.
Në banesën e 57-vjeçarit, policia konstatoi se mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh e cila dyshohet se është shuma që kunati i tij i ka marrë nga banesa.
Policia ka shkuar na banesën e 71-vjeçarit mëngjesin e sotëm për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen e një nate më parë, por Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.
Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij ku çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.
Nako jetonte prej vitesh në SHBA, e ndërsa mësohet se ishte dhe babai i dy fëmijëve.
Deklarata e policisë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se: Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com