AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi sot seancë për shkarkimin e Metës, opozita në protestë

Pasditen e sotme në orën 17.00 është thirrur një seancë e jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Pas një debati prej dy orësh, pritet të merret vendim, ndërkohë që gjithçka pritet të përfundojë brenda orës 19.30.

Gjithçka pasi kreu i shtetit anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke bërë që mazhoranca të rendisë një listë shkeljesh.

Ndërkohë në orën 20.00, opozita ka thirrur protestën e parë pas votimeve të së dielës.

Sakaq në takimet që pati pasditen e kësaj të diele në Kamëz, Vorë dhe Durrës, teksa ftoi qytetarët në protestë, kryedemokrati Lulzim Bashadeklaroi se, beteja vijon deri në largimin e Edi Ramës.

“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës për të treguar se të gjithë bashke do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkimi i qytetarëve europianë që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane”, u shpreh Basha.

 

Fraksion.com