Sërish tërmet në Kaliforni
Një tërmet me fuqi prej 7.1 shkallësh, dridhi pjesën më të madhe të Kalifornisë, duke plasaritur ndërtesat, duke shkaktuar zjarre e çarje rrugësh dhe duke lënë prapa edhe disa të lënduar, ndërsa sizmologët paralajmërojnë së dridhje të reja priten për disa ditë nëse jo edhe javë.
Tërmeti i së premtes mbrëma i parapritë nga tërmeti prej 6.4 shkallësh i së enjtes në shkretëtirën Mojave, ishte tërmeti më i madh që goditi Kaliforninë Jugore në 20 vjet, ndërsa u pasua nga një sërë dridhjesh të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë disa me më shume se 5 shkallë.
Lucy Jones, sizmologe nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, tha se ka mundësi që dridhje të reja mund të ndodhin në zonë.
Tërmeti i së premtes kishte epiqendrën rreth 11 kilometra nga qyteti Ridgecrest, zonën e njëjtë ku goditi tërmeti i së enjtes.
Tërmeti i ndje deri në Sacramento në veri, deri në Las Vegas në Lindje dhe deri në Meksiko në jug.
Zona përreth Ridgecrestit, që po përpiqej të ripërtërihej nga tërmeti i mëparshëm, pësoi sërish. mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike dhe pari raportime për ndërtesa të dëmtuara.
Shefi i policisë në Ridgecrest, tha se pati “vetëm lëndime të lehta”.
Fraksion.com