Kryemadhi: Më 8 korrik protestë për të ndryshuar sistemin e kalbur
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e opozitës më datë 8 korrik.
Kryemadhi thotë se më datë 8 korrik është një protestë e madhe në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë, për të rrënuar sistemin e kalbur politik.
Postimi
Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.
Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.
Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë. 💪🏻
Fraksion.com