Dyndje në ambulanca, temperaturat e larta, helmimet, por edhe infeksionet nga pishinat
Helmimi nga ushqimet është evident veçanërisht tani kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë.
“Tregtarët me ato ngriva-shkrivat me produktet, që i ekspozojnë gjithe ditën në diell, janë një rrezik i madh”, thotë Dedja.
Diarre dhe të vjella janë rastet që hasen më shpesh në këtë periudhë.
“Sidomos me temperaturë të lartë janë shtuar rastet dhe janë më shumë, se ato me diarre dhe të vjella”, thotë mjekja.
Duke qenë se orizi është një nga ushqimet bazë, mjekja jep këto keshilla: “Orizi duhet konsumuar brenda 6 orëve. Më pas ai lëshon toksinë që bëhet helmuese.”
65-70 perqind e peshës trupore të njeriut pëbehet nga uji. 15 përqind të kësaj sasie e humbasim gjatë verës.
“2-3 litra ujë duhet marrë në këtë stinë. Këtu hyn edhe kosi, çajrat”, thotë ajo.
Një këshillë mjekja ka edhe për pijet: “Sindromi i Coka-Coles është pranuar edhe nga Shtetet e Bashkuara. Ajo duhet konsumuar një gotë. Ne shohim njerëz nëpër shezlone që ikin nga ikin dhe konsumojnë shishe. Një shishe në ditë është shumë. Ndërsa konsumi i alkoolit në vapë mund të çojë në goditje në tru.”
Ka organizama fotosensibël ose të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit.
“Ose pësojne skuqje ose puçra dhe fluska, enjtje të fytyrës, ekstremiteteve. Ka edhe një fotosensibilitet tjetër që lidhet me marrjen e ilaçeve sidomos ata që janë kronike”, thotë mjekja.
Pishina dhe plazhi janë destinacionet e pashmangshme të verës.
“Ne këshillojmë shpëlarje me ujë të pastër menjëherë sa del nga pishina”, thotë mjekja.
Fraksion.com