AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk liroj zyrën”; Ademi: Rezistenca ime deri në fund, zbatoj ligjin

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se do të qëndrojë në zyrë pasi është duke zbatuar ligjin. Në emisionin Opinion, ajo tha se përfaqëson njerëzit pasi është zgjedhur në mënyrë legjitime.

“Unë përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë se zbatimi i ligjit. Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve. Gjatë gjithë këtij proces, po flas për zgjedhjet vendore, unë kam zbatuar vetëm ligjit. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, tha zonja Ademi.

Duke treguar takimin me monitoruesit me OSBE/ OHDIR, Ademi tha se në Shkodër kanë votuar rreh 10 mijë vetë. E duke iu referuar kësaj shifre kryetarja e Bashkisë tha se nuk mund të lejojë që qytetin ta uzurpojë krimin.

“Rezistencat e mia edhe pas 30 qershorit janë ligjore dhe janë në zbatim të ligjit. Kush do ta merrte përsipër që në qytetin e Shkodrës, përballë asaj mase të madhe njerëzish të mund të lejojë që kriminaliteti të uzurpojë pushtetin. Jemi shumë herët për të dhënë përfundime”, theksoi zonja Ademi.

 

Fraksion.com