AktualitetPolitikëTë fundit

‘Më ndaluan të shkoj te shtatorja e babait’; Kejdi Mehmetaj, Rudina Hajdarit: Po çmend dynjanë

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj i përgjigjet kryetares së grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari pas replikave që kjo e fundit shkëmbeu në distancë me kreun e shtetit Ilir Meta.

Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, Hajdari ndër të tjera deklaroi se nuk mund të vizitojë shtatoren e të atit në Tropojë pasi partia i ka ndaluar të hyjë në këtë qytet.

Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë” shkruan ajo. Pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, Hajdari është përjashtuar nga PD-ja.

Kurse ish-deputetja e LSI thotë se Hajdari kërkon ftesë për të vënë buqetë tek shtatorja e babait të saj në Tropojë si të ishte një amerikane e vërtetë.

“Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vertetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare “autorizim”. Kjo po çmend dynjanë!”, shkruan Kejdi Mehmetaj.

 

Fraksion.com