Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?
Nga Spartak Ngjela
Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?
Kjo është pyetja themelore sot, që duhet ta bëjë çdo Shqiptar, kudo ku ai ndodhet.
Ja cilat duhet të jenë pyetje që duhet të ngrihen më këtë rast:
Çfarë po kërkon të bëjë klasa politike në një vend të varfër si Shqipëria?
Pse u hodh në shkatërrim të shtetit dhe vendit korrupsioni nën akuzë që ka tani mbi shpinë legjislacionin e ri anti korrupsion në Shqipëri?
Pse, ka njëzet vjet që çdo thirrje për shkatërrim vjen nga Sali Berisha?
Kush nga fqinjët, pushtues territoresh shqiptare, po investon me veglat e veta brenda Shqipërisë në destabilizimin me shkatërrim të Shqipërisë: Athina, apo Beogradi? Po Rusia?
Çfarë propozon qeveria aktuale për ndryshimin e gjendjes?
Ku konsiston moszhvillimi aktual i Shqipërisë?
Pse nuk e ka ende ushtrinë e vet të spikatur shteti shqiptar?
A vijojnë ta paguajnë klasën dirigjente në Shqipëri pushtuesit e territoreve shqiptare?
Pse është krijuar kriza në arsimin e lartë?
Mbjellja e universiteteve fantazëm që ngriti qeveria Berisha, ishte miopi apo ishte qëllim i studiuar për të mbjellë injorancën në drejtim të shoqërisë shqiptare?
Pse nuk ka prodhim bujqësor të një zhvillimi integral të tokës bujqësore, sot në Shqipëri?
Pse nuk ka prodhim industrial sot në Shqipëri, dhe a ka qeveria plane konkrete për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Shqipëri?
E kanë ditur dhe a e dinë qeveritë shqiptare që remitancat e emigracionit janë si e ardhur, dhjetë herë më e madhe se eksporti shqiptar?
E dinë qeveritë shqiptare që Shqipëria ka 30 vjet që eksporton vetëm punë?
E dinë shqiptarët që po të mos ishin prurjet e emigracionit shqiptar, shteti shqiptar nuk do të kishte as para për të paguar rrogat e administratës shtetërore?
Këto janë pyetjet ballore që duhet t’i ngrejë çdo Shqiptar që e do vendin e tij.
Po përgjigjet?
E rëndësishme është që çdokush duhet t’i japë vetë përgjigjet.
Fraksion.com