Ursula von der Leyen, një “Merkel cum laude”
BE është një lojë që zgjat tre takime të nivelit të lartë dhe në fund fiton Angela Merkel? Jo. Por për Brukselin, Berlini është një shkollë e mirë. Ursula von der Leyen e e zotëron mirë atë
Nga Maximiliane Koschyk
E futur me zor si zgjidhje kompromisi, kundër kritikave që thonin se a është ajo në gjendje ta bëjë një punë të tillë. E njëjta gjë pati ndodhur edhe me Angela Merkelin në 2005-n, në atë mbrëmje legjendare kur një ish-kancelar i zemëruar lutej që të qëndronin me këmbë në tokë: Angela Merkel kancelare? E pamundur! Megjithatë kjo gjë ndodhi.
Por të bëhet një grua, një gjermane, që nuk ishte kandidate kryesore e zgjedhjeve europiane presidente e Komisionit të BE? E pamundur, jodemokratike, me siguri nuk do të aprovohet nga Parlamenti Europian. Megjithatë kjo gjë ndodhi. Von der Leyen ishte emëruesi më i vogël i përbashkët, për të cilin qeveritarët europianë mundën të binin dakord.
Kush e provon veten në Berlin, funksionon edhe në Bruksel
Puna kryesore e BE është të ndërmjetësojë midis ekstremeve. Asnjë nuk ka qëndruar në netët e gjata të bisedimeve kaq e sigurt në synimet e saj, sa kancelarja Angela Merkel. Dhe kush e provon veten në Berlin shpesh funksionon edhe në Bruksel. Kurrkush në Europë nuk do të guxonte të krahasonte Gjermaninë me BE, megjithëse ngjashmëritë janë shumë të mëdha: Me një rivierë politike që është liberal-koservator dhe e gjelbërt në perëndim, por në Lindje me nacionalistë kritikë ndaj BE. Me një parlament ku partitë popullore janë të dobta, populistët e djathtë, Të gjelbërit dhe liberalët të forcuar në mënyrë që debatet të bëhen edhe më pluraliste.
Po ashtu si Brukseli edhe Berlini janë të përçarë sa i përket çështjeve të migracionit, krizës së klimës dhe rritjes së tensioneve midis Kinës dhe SHBA. Gjermania ndjek një traditë pacifiste, por duke ndjekur me vëmendje agresionin në rritje të Rusisë në lindje të Europës. Debate të ngjashme ka edhe tek NATO në Bruksel.
Von der Leyen ka 14 vjet që punon në kabinetin e Merkelit
Çdo temë e rëndësishme është diskutuar në Bruksel në mënyrë të ngjashme me diskutimin e bërë në kabinetin e Merkelit.
Ursula von der Leyen është e vetmja që ka qenë që në fillim pjesë e kabinetit, duke mbajtur mbas 14 vitesh lëvizje nëpër poste, vendin e ministres së Mbrojtjes. Një vend që në politikën gjermane shihet si vend që vazhdon me karrierë. Von der Leyen u tregua e butë dhe e manovrueshme në të njëjtën kohë. Duke fituar betejat me ushtrinë gjermane Bundeswehr për traditat dhe qëndrimin politik të ushtrisë, një ushtrie në Gjermaninë demokratike, dhe duke u përleshur me luftën psikologjike në SHBA për buxhetin e NATO-s, duke u prezantuar në të njëjtën kohë me udhëheqjen ushtarake kineze dhe gjithë forumet e politikës së sigurisë në botë.
Këtë gjë e arrin vetëm një europiane e bindur me vizione që ushqehen nga principet demokratike. Një studiuese e besimit kristian dhe e vetëdijshme për historinë, që ka mësuar të ecë me durim dhe pragmatizëm mes rradhëve të burrave me kostume gri. Një grua që i ngjan në shumë gjëra Angela Merkelit.
Meqenëse Merkeli ia vuri kurorën e pasardhëses, Annegret Kramp Karrenbauerit, mbetet Brukseli hapi i logjikshëm për von der Leyen. Kështu ajo mund të dalë nga influenca e Merkelit, dhe të kthehet nga nxënëse në mjeshtre. Të gjitha gjërat e rëndësishme ajo i ka mësuar nga Angela Merkel. Edhe këtë gjë: kur kriset xhami, e vetma gjë që të mbetet të bësh është të kthehesh dhe të vendosësh ngjitës sipër. Dhe të vazhdosh rrugën. Edhe në Bruksel./DW
Fraksion.com