AktualitetTë fundit

Shkodër: Plagoset me thikë 19 vjeçari

Një 19 vjeçar me iniciale I.P., është plagosur me thikë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, 19 vjeçari ka mbërritur në spital në orën 13:10. Ai ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi  

Më datë 04.07.2019, ora 13:10, ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë, i plagosur me thikë shtetasi I. P,  19 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Fraksion.com