Shkarkimi i Metës, Rudina Hajdari: Nuk ka rrezik që të arratiset!
Rudina Hajdari, që mban edhe detyrën e kryetares së grupit parlamentar të opozitës në Kuvend vuri në dukje dy shkelje të Presidentit.
Njëra që lidhet me të drejtën e tij vetëm për të dekretuar zgjedhje dhe jo për të zhdekretuar dhe e dyta, sipas Hajdarit ka të bëjë me deklaratën e tij se në 13 tetor do të ketë edhe zgjedhje presidenciale.
“Kur është ndryshuar kushtetuta e Shqipërisë, që Presidenti të caktojë datë zgjedhjesh edhe presidenciale, kur jemi Republika Parlamentare” – tha Hajdari, duke e konsideruar këtë një tjetër shkelje.
Lidhur me iniciativën për shkarkimin e Ilir Metës, deputetja Hajdari tha se “ka kohë, presidenti nuk rrezikon largimin, ndaj nuk ka pse nxitohemi”. Por shtoi se këtë iniciativë as e ka kundërshtuar
Fraksion.com