Selfie pa rroba; Aktorja e njohur mbush 33 vjeç
Aktorja e njohur amerikane Lindsay Lohan, ka vendosur që ta festojë ditëlindjen e saj të 33-të me një fotografi selfie pikante.
Aktorja dhe këngëtarja publikoi në profilin e saj një selfie ku shihej e ulur në dysheme përballë një pasqyre, ku shihet totalisht e zhveshur.
Megjithatë ajo kujdeset që me këmbët dhe duart e saj të mbulojë pjesët më të intime të turpit.
Këtë fotografi aktorja e ka shoqëruar me një ikonë torte e qirinj.
Kujtojmë se këngëtarja është e njohur për problemet e saj me alkoolin dhe drogën, teksa tashmë duket më e rehabilituar.