Rudina Hajdari në Open: PD ka nevojë për reforma të thella
Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar në emisionin Open se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime të mëdha pasi është në gjendje mjaft të vështirë.
Deklaratën, deputetja e PD-së e tha pasi diskutoi gjatë mbi reformën në drejtësi, shprehu bindjen se klasa politike që sulmon reformën në drejtësi ka problem në veten e saj, ndaj kërkon të bllokojë zbatimin.
“Besoj se SPAK dhe BKH të pastrojë politikën shqiptare”, tha Hajdari.
Fraksion.com