Murrizi: Nëse presidenti, kryeministri dhe ish kryeministri meritojnë burgun, ta gëzojnë; Nëse i njohim i çojmë cigare
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi, akuzoi maxhorancën se janë marrë njerëz, që sipas tij, nuk kanë asnjë lidhje me gjyqësorin dhe prokurorinë.
“Në korridoret e parlamentit qarkullonin fjalë që të vemë emrat më të përfolur në mënyrë që të bëhet sa më e pisët. Keni marrë njerëz aty që nuk kanë asnjë lidhje me gjyqësorin e prokurorinë. Kanë bërë një trup vetingu KPK. Halli që keni me Presidentin kolegë të maxhorancës është hall i përbashkët i 10 individëve, që shpejt besoj se do të jenë ortakë të ndonjë burgu të famshëm, ose si Pablo Eskobari të ndërtojnë një burg për vete dhe ta gëzojnë. Kemi dhe këtu në sallë, nga ata që kanë dhënë qindra mln euro koncesione, kjo pjesë këtu as që i bie mendja për vetingu fare. Ata që ju futën këmbët në një këpucë, po kërkojnë sot Rerormën në sistemin Zgjedhorë, për të prishur atë marrëveshjen e shpifur të atij që ishte këtu dhe atij që është këtu. Edhe këtë luftën që keni me njëri-tjetrin, as nuk na bie mendja që dy komunistë luftojnë njëri-tjetrin. Nga Presidenti, ish-Presidenti, kryeministri, ish-kryeministri, nëse meritojnë nga kjo drejtësi që të shkojë në burg, le ta gëzojnë, nëse i njohim do t’i çojmë ndonjë paketë cigare”, tha Murrizi.
Fraksion.com